Berisha-Krasniqit: Ju po na e thërrisni por ne as telefonat nuk po ua hapim

Aktuale June 14, 2017 - 21:10

Këshilltari i kryeministrit në largim Isa Mustafa, Besnik Berisha ka reaguar në drejtim të deklaratës së fundit të dhënë nga kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi ka thënë e LDK nuk duhet të ngutet sepse sipas tij PAN ende nuk u ka bërë thirrje për formimin e Qeverisë.

Pas kësaj deklarate Berisha ka thënë se e vërteta është se LDK-në po e thirrin por këta të fundit as telefonat nuk po ua hapin, transmeton Indeksonline.

Berisha ka porositur se vlen të provohet pasi sipas tij PDK ka dështuar dhe do të dështoj.

Ky është postimi i plotë:

Z. Krasniqi paska thene qe LDK mos te ngutet sepse akoma kinse PAN nuk e paska thirrur per formimin e Qeverise.

Por, ne fakt, e verteta eshte se LDK-ne po e thirrin, por as telefonat nuk po ua hapin.

Porosia ime: E vlene te provoni sepse edhe ashtu keni deshtuar dhe do deshtoni.

Votuat per ta rrezuar qeverine, por ne fakt gjunjezuat vec veten... Tash mos vajtoni...