Deda godet PDK-në: Fyerja e arroganca tregojnë përgatitjen e tyre për opozitë

Aktuale June 14, 2017 - 22:36

Një nga themeluesit e Alternativës, tashmë në koalicion me LDK’në e AKR’në, Ilir Deda, thotë se zyrtarët e ndryshëm të PDK’së po vazhdojnë të shesin mjegull, gjë për të cilën thotë se e bëjnë më së miri.

Sipas Dedës, PDK si partia e tretë në Kosovë me rreth 22 deputetë është opozita e re që prej 11 qershorit, transmeton Periskopi.

Lexoni të plotë reagimin e Dedës:

Zyrtarët e ndryshëm të PDK-së vazhdojnë të shesin mjegull – ate që e bëjnë më së miri. PDK si partia e tretë në Kosovë, me rreth 22 deputetë, është opozita e re tash pas 11 qershorit. Fyerjet dhe arroganca e tyre e tregon më së miri përgaditjen e tyre për opozitë. Qasje e padenjë për çfarëdo opozite.