Ja sa vota ka marrë Fisnik Ismaili në Drenicë
Aktuale
June 14, 2017 - 23:30
Kandidati për deputet nga Vetëvendosje,Fisnik Ismaili, është shprehur i kënaqur me numrin e votave që ka marrë në Skenderaj.
Ai në zgjedhjet e kaluara kishte marr vetëm 8 vota nga drenicasit, ndërsa në zgjedhjet e 11 qershorit, ka thënë se ka pësuar rritje massive, përciell Magazina.al
Ai ka treguar se nga 8 vota sa kishte marrë në zgjedhjet e kaluara, këtë herë ka marrë 72 vota në Skenderaj.
Ky është postimi i Fisnik Ismailit:
Kam pasë rritje masive prej 800% në Skenderaj. Prej 8, në 72 vota. Ani qysh thojshin dje, “S’po din Drenica me votue.” Po din, valla, edhe boll mirë.
Të due, Drenicë!