Haradinaj nuk mohon takimet me zyrtarë të AKR-së
Aktuale
June 16, 2017 - 20:50
Kandidati për Kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj nuk ka mohuar takime me zyrtarë të partive të tjera.
Haradinaj nuk ka mohuar të ketë pasur takime me zyrtarë të Aleancës Kosova e Re që është në koalicion me LDK’në dhe Alternativën por nuk ka përjashtuar edhe takime dhe biseda edhe me zyrtarë të partive të tjera në mënyrë që sa më shpejt të krijohen institucionet.
“Nuk kemi nis, po vazhdojmë. Kjo s’është ndërpre asnjëherë. Kemi komunikim të vazhdueshëm me të gjithë”, tha Haradinaj në televizionin publik.
Por një takim me zyrtarë të AKR’së me Ramush Haradinajn e kanë mohuar zyrtarë të lartë të AKR’së.