Këto janë femrat më të votuara në PDK

Aktuale June 16, 2017 - 20:57

Shtatë  gra nga Partia Demokratike e Kosovës e cila në këto zgjedhje ka garuar në koalicion me AAK-në dhe NISMA-në  kanë fituar votat e mjaftueshme për të lënë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Monitor.

Sala Berisha Shala është gruaja më e votuar nga kjo parti me rreth 15 mijë vota. Një numër të konsiderueshëm votash ka siguruar edhe Ganimete Musliu e cila ka marrë mbi 10 mijë vota.

Po ashtu  një ulëse në Kuvend ka fituat edhe Evgjeni Thaçi-Dragusha me  8527 vota, e pasuar nga Blerta Deliu-Kodra me 7700 vota.

Po sipas një burimi të Gazetës Monitor brenda koalicionit PAN deputete në legjislaturën e ardhshme do të jetë edhe Xhevahire Izmaku me 6970 vota.  Depuetet nga PDK do të jenë edhe Flora Brovina me  6884 vota dhe Mexhide Mjaku Topalli  me 6856.  /GazetaMonitor