Konjufca ende nuk e di se sa vota ka marrë
Aktuale
June 16, 2017 - 21:43
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se ende nuk e di saktësisht se sa vota ka marrë në zgjedhjet e 11 qershorit. Por që thotë se kjo nuk është e rëndësishme, me e rëndësishme sipas tij është se LVV-ja është rritë dhe ka marrë më shumë se 27 për qind të votave.
"Nuk e di saktësisht sepse procesi nuk ka përfunduar ende. Unë në dy mandatet e kaluar kamë pasur rreth 16 mijë vota, ndërsa për tani nuk e di. Shpresoj te kem me shumë se 16 mijë, sepse edhe Lëvizja Vetëvendosje është rritur”, ka thënë Konjufca në “ArgumentPlus”, transmeton “Zeri.info”.