Nga Alternativa, vetëm Kusari-Lila e Ilir Deda sigurojnë ulëse në Kuvend

Aktuale June 17, 2017 - 18:46

Partia më e re në vend, Alternativa ka arritur të sigurojë vetëm dy ulëse në legjislaturën e re në Kuvend.

Në bazë të votave të publikuara nga KQZ, vetëm Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda kanë arritur votat për t’u bërë deputetë.

Kusari ka siguruar mbi 14 mijë vota ndërsa Deda mbi 10 mijë vota.

Alternativa në këto zgjedhje të fundit kishite shkuar në koalicion me LDK-në e AKR-në.