A po bëhet Melihate Tërmkolli sërish deputete?

Aktuale June 17, 2017 - 19:42

Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 11 qershor, ka arritur t’i sigurojë 24 ulëse në Kuvend.

LDK në këto zgjedhje ka gjashtë deputetë më pak se në legjislaturën e kaluar.

Është raportuar se disa deputetë të legjislaturës së kaluar nuk do të jenë më në Kuvend, pasiqë nuk kanë arritur votat e mjaftueshme.

Ndër ta janë: Skënder Hyseni, Sabri Hamiti, Ali Sadriu, Sali Morina, Doruntina Maloku, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi, Njomza Emini dhe Melihate Tërmkolli.

Siç duket, deputetja veterane, më e zëshmja nga LDK-ja në Kuvend, Melihate Tërmkolli nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re.