Gaxherri: Ky është kushti i LDK-së për koalicion me Vetëvendosjen

Aktuale June 17, 2017 - 21:46

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës Besa Gaxherri, ka përjashtuar çdo mundësi të formimit të koalicionit mes kësaj partie dhe PDK-së.

Duke folur në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Gaxherri e pyetur për një koalicion të mundshëm më Vetëvendosjen, ka thënë se ai nuk do të ishte i qëlluar për shkak të programit të tyre socialist dhe ideve ndryshe nga LDK-ja.

Por, ajo ka theksuar se për këtë çështje duhet të flas Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

“Lidhja Demokratike e Kosovë kur vendos të shkojë në opozitë, nuk do të ketë koalicion më askënd, por këto mundësi ende nuk janë diskutuar në organet e partisë, sepse rezultatet ende nuk janë certifikuar dhe ende nuk mund të flasim në detaje se kush dhe sa deputetët do ti kem dhe se duhet pritur për këtë. Ketë çështje duhet t’ia lëmë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, pjesë e së cilit jam edhe unë dhe aty do ta jap normal mendimin tim, por konsideroj që kësaj radhe LDK-ja duhet të jetë shumë e qetë dhe të bëjmë analiza të thella dhe më këtë rast dua të them se Lidhja Demokratike e Kosovës ka dal vërtetë partia e dytë karshi Partisë Demokratike të Kosovës, sepse nuk kemi nevojë të themi asgjë”, ka deklaruar Besa Gaxherri.

Sipas saj, Vetëvendosje nuk është e përgatitur për më marrë udhëheqjen e vendit për shkak të ideologjisë së saj me veprimet e veta dhunshme si dhe programit të tyre në aspektin socialist.

Megjithatë, Gaxherri e ka pranuar se ishte befasi që Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë politike në Kosovë dhe se LDK për të mos e lënë vendin pa institucione, do të pranonte negociata me të, me kushtin që këta të fundit të heqin dorë nga disa çështje.

“Është më shumë se befasi që vetëvendosja del partia e parë politikë në Kosovë dhe nuk e marr ketë si shqetësim sepse këtu shihet çartë se është një votë protestuese sepse qytetaret e orientojnë votën nga ata që ende nuk i ka provuar në pushtet. Mund të them se më aq sa ne i njohim Vetëvendosjen, pak a shumë ndoshta nuk kam të drejtë të them, por Vetëvendosja nuk është e përgatitur për më marrë udhëheqjen e vendit qoftë më ideologjinë e vet qoftë më veprimet e veta dhunshme, qoftë më programin e tyre në aspektin socialist. Konsideroj se edhe nëse kishim rreziku prapë që të mos e lëmë Kosovën pa institucione, duhet të ulemi me Vetëvendosjen dhe Vetëvendosje normalisht duhet të reflektojë shumë. Ata duhet publikisht të tërhiqen prej disa çështjeve që janë të pa pranueshme”, ka deklaruar Besa Gaxherri .