Ja sa vota mori Xhavit Drenori

Aktuale June 17, 2017 - 22:22

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhavit Drenori, përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, ka thënë se ka fituar rreth katër mijë vota në gjithë vendin.

Ai është shprehur i lumtur që ka arritur të sigurojë vota nga në cdo komunë.

Drenori i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje pak kohë para se të mbaheshin zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend, ai më herët si kandidat i vetëm kishte kandiduar për kryetar të komunës së Drenasit ku kishte arritur të renditet i treti.

Ky është postimi i Drenorit:

“Rreth 4000  [❤] -ra gjithandej Kosovës.

Asnjë komunë nuk me la pa shumë  [❤] -ra.

Ju dua shumë.”