Ja sa është diferenca e votave në mes të Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt

Aktuale June 17, 2017 - 23:33

Rreth 16 mijë vota është dallimi në vota në mes të Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt, kur janë numëruar 73 për qind e votave.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli del të ketë marrë më shumë vota se Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Kur janë numëruar 73 për qind të votave, është Kadri Veseli ai që prin në PAN me numrin më të madh të votave të siguruara.

Veseli ka mbledhur rreth 16 mijë vota më shumë se lideri i AAK’së Ramush Haradinaj.

Veseli ka marrë 89.281 vota i ndjekur nga Haradinaj me 73.415 vota.

PAN ka siguruar 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës.