Kjo është gjendja e mjerueshme e varrezave në Vushtrri (FOTO)

Aktuale June 18, 2017 - 20:25

Varrezat e qytetit të Vushtrrisë janë në gjendje të rëndë.

Siç duket për mirëmbajtjen e këtyre varrezave tash e ca kohë nuk është përkujdesur askush.

Një lexues i “Zeri.info”, i ka dërguar këto fotografi në adresë të redaksisë sonë.

Ky lexues shprehet mjaftë i shqetësuar për gjendjen se si janë lënë varrezat e qytetit, pasi që aty shihen edhe qenë të ngordhur.

“Kam ardhur nga kurbeti dhe shkova tek varrezat që të vizitoj varret e familjarëve të mi, por u shokova nga kjo gjendje. Tek varrezat kishte edhe qenë të ngordhur. Shpresoj që përmes shkrimit që ju do e publikoni Komuna do t’i pastroj varrezat”, ka thënë ky lexues.

Për me tepër, shikoni edhe ju fotografitë. 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image