Hoxhaj tregon se çfarë të ndodh në fillim të korrikut (VIDEO)

Aktuale June 18, 2017 - 21:46

Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur dokumentari “Të gjithë fitues, të gjithë humbës”.

Në këtë dokumentar, Zona Express fokusohet në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit, fitoret e vetëshpallura dhe për atë nëse këto zgjedhje vërtetë kanë fitues dhe humbës.

Të gjitha debatet brenda Partisë Demokratike të Kosovës me partnerët e koalicionit PAN janë se sa e madhe është fitorja jonë në zgjedhjet e 11 qershorit, deklaron një nga nënkryetarët e PDK-së, Enver Hoxhaj. 

Ai vlerëson se më së largu pas 4 korrikut do të mesohet se deri ku ka shkuar kjo fitore.

 Se çfarë do të ndodh në fillim të korrikut, e mësoni në videon më poshtë: