Ilir Deda reagon ndaj Milaim Zekës: Po spekulon

Aktuale June 20, 2017 - 21:11

Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka votat e nevojshme për ta bërë qeverinë e re të vendit.

“Ramush Haradinaj, në bazë të informacionit unë që e kam, i ka votat, i ka numrat”, ka thënë Zeka në RTV Dukagjini.

Sipas tij, PAN, që do t’i ketë 39 deputetë në Kuvendin e ri, duke llogaritur në votat e 15 deputetëve nga partitë e tjera për formimin e qeverisë së re.

“Katër deputetë të Behgjet Pacollit; plus dy Mimoza Kusari dhe Ilir Deda, a po bëjnë gjashtë; edhe nja 10 i merr prej LDK-së dhe bëhet Qeveria”, është shprehur ai.

Deda, në një prononcim për ‘arbresh’ ka thënë se deklaratat e Milaim Zekës se dy deputetë të kësaj partie do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër janë spekulime.

“Qëndrimet e Alternativës janë të njohura dhe janë publike. Spekulimet e ndryshme nuk i komentojmë, sidomos këto nuk kanë të bëjnë fare me realitetin”, ka thënë Deda.