Hoxhaj uron homologët irlandez për emërimin

Aktuale June 20, 2017 - 22:26

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka uruar ministrin e Punëve të Jashtme, dhe atë të Çështjeve Evropiane, të Irlandës, për emërimin në këto pozita.

Në postimin në Twitter, Hoxhaj ka përshëndetur emërimin e tyre, ndërsa ka shprehur gatishmërinë dhe interesimin e Kosovës për intensifikim të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Irlandës.

“Urime Ministrit të ri të Jashtëm të Irlandës, Simon Coveney dhe Ministres për Çështje Evropiane Helen McEntee për emërimin. Kosova mirëpret bashkëpunimin me ju në çështjet bilaterale dhe evropiane”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.