Maliqi: Të ndahet mandati i kryeministrit – dy vjet Haradinaj e dy vjet Kurti

Aktuale June 20, 2017 - 23:23

Analisti Shkëlzen Maliqi, ka folur për situatën e krijuar politike pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Në një intervistë për Epokën e Re ai ka thënë se një qeveri e drejtuar nga Ramush Haradinaj me votat e pakicave do të prodhonte një qeveri të brishtë dhe jopopullore.

Pa LDK-në në Qeveri, Maliqi ka thënë se do të duhej të ndodhnin prishjet e koalicioneve parazgjedhore. Ai ka propozuar një variant tjetër, siç e quan, më pak të besueshëm, që Haradinaj do ta kërkonte krijimin e një qeverie më stabile nëse bën marrëveshje me Albin Kurtin, e që mandatin e kryeministrit ta ndajnë në dy pjesë: fillimisht të jetë kryeministër Haradinaj, e pas dy vjetësh Kurti.