Edhe Vetëvendosje nesër në takim te Thaçi

Aktuale June 20, 2017 - 23:34

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ftuar nesër në takim përfaqësuesit e partive politike për ta caktuar datën e zgjedhjeve lokale. E në këtë takim do të marrë pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Nga partia e Visar Ymerit e kanë konfirmuar pjesëmarrjen si dhe përfaqësuesin në këtë takim.

“Po do të marrim pjesë në takimin e nesërm, përfaqësuesi ynë do të jetë Ismajl Kurteshi”, ka thënë zëdhënësi për media i kësaj lëvizjeje, Shkodran Hoti për gazetametro.net

Vetëvendosje vazhdimisht ka kontestuar legjitimitetin e Thaçit, që prej zgjedhjes së tij president.

Takimi me përfaqësuesit e subjekteve politike do të jetë i hapur për media dhe do të fillojë në ora 9.00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në muajin nëntor, sipas afatit të rregullt ligjor, kurse për cilën të diele bëhet fjalë, do të vendoset në këtë takim.