'Golden Eagle' e bënë me shtëpi të re familjen Krasniqi nga Prizreni

Aktuale June 21, 2017 - 21:18

Që nga dita e sotme Familja e Osman Krasniqit nga Lagjja “Arban” e Komunës së Prizrenit  bëhet me shtëpi të re, e gjithë kjo falë Fondacionit Humanitar “Golden Eagle” e cila në mënyre solemne i dorëzoi çelësat e shtëpisë  gjatë ditë së sotme

I pranishëm gjatë dorëzimit të çelësave të shtëpisë ishte edhe kryetari i komunës së Prizrenit Ramdan Muja i cili jo vetëm që u shpreh i kënaqur me këtë iniciativë të “Golden Eagle” por siç tha ai: “ne mburremi me një kompani si Frutex , që i takon regjionit tonë”.

Kompani e cila përmes fondacionit “Golden Eagle” në vazhdimësi ka ndarë donacione edhe për institucione shëndetësore si në Prizren po ashtu edhe në qytetet tjera të Kosovës.

Shaqir Palushi  Drejtor i Fondacionit “Golden Eagle” me këtë rast tha që kjo shtëpi është e para nga shtat sa është zotuar që do ti ndërtoj ky Fondacion gjatë këtij viti, dhe i gjithë projekti pritet të përfundoj brenda disa muajve.

Kryefamiljari u shpreh shumë i lumtur dhe falënderues ndaj Fondacionit “Golden Eagle” që ja mundësoj ndërtimin e shtëpisë dhe zgjidhjes së çështjes se banimit, i cili deri me tani jetonte në kushte shumë të rënda.

Që nga muaji shkurt i këtij viti “FRUTEX” ka nisur fushatën për mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, ku për çdo produkt të shitur të pijeve RELAX, janë ndarë nga 5 cent, dhe mjetet e mbledhura do të shkojnë në fondacionin humanitar “Golden Eagle” për ndërtimin e këtyre shtëpive.