Hoti- Haxhiut: Pa Thaçin e Veselin, VV-ja do të bënte koalicion me PDK-në

Aktuale June 21, 2017 - 21:34

Enver Hoti nga Nisma, gjatë një debati televiziv duke ju drejtuar kandidates për deputete në radhët e VV-së, Albulena Haxhiut, tha se “Pa Thaçin e Veselin, VV-ja do të bënte koalicion me PDK-në”.

Mirëpo i menjëhershme ishte reagimi i Haxhiut, ajo e përgënjeshtroi këtë duke i thënë se më herët kishin pasur biseda dhe vetë Hoti i kishte thënë se “klani pronto duhet të largohet”.

"A nuk po të vjen marre hiç qysh po shpif Enver a? Bile kur flet me dikë është mirë me këqyrë në sy. Dikur ju i thoshit qytetarëve dilni nga PDK ta krijojmë NISMËN e ç’ka bëtë sot. Vetë ti më ke thënë mu që Klanin Pronto duhet me largu", ka thënë ajo në Rubikon të KTV-së .