Mbyllet procesi i votimit në gjithë Shqipërinë, reagon Edi Rama

Aktuale June 25, 2017 - 20:42

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka shpërndarë postimin e parë pas mbylljes zyrtarisht të procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare në mbarë vendin.

Ai në fakt nuk ka dhënë një mesazh politik, por ka bërë një urim me rastin e festës së Fiter  Bajramit.

 “Gëzuar Bajramin, sipas kodeve jo vetëm të mirësjelljes dhe etiketës së qëmotshme ortodokse dhe europiane, por edhe sipas traditave më të mira të vëllazërisë mes komuniteteve fetare në Shqipëri”, shkruan Rama. /Gazeta Express/

Image