Basha flet për herë të parë pas përfundimit të votimit (Video)

Aktuale June 25, 2017 - 21:27

Kreu i PD-së, Lulzim Basha dha nga selia blu deklaratën e parë pas mbylljes së procesit të votimit, ku kërkoi garantimin e mbrojtjes së votës së qytetarëve.

 “Falenderoj gjithë qytetarët që votuan sot me qytetari dhe dinjitet evropian. Falënderoj dhe ata qytetarë që refuzuan përpjekjet e partive të pushtetit për të manipuluar votën. Tani ka mbetur pjesa tjetër e rëndësishme e, ajo e numërimi ndaj iu bëj thirrje të sigurojnë dhe të garantojnë që vullneti  i popullit të përmbushet”, tha Basha.