Vjen deklarata bombë e LSI-së për qarkun e Tiranës! (VIDEO)

Aktuale June 25, 2017 - 22:10

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka dhënë një rezultat parapak për qarkun e Tiranës, ku tha se kjo forcë politike ka dalë e para në 7 njësi administrative në vend.

Ai tha se LSI sipas parashikimeve të tyre ka mundur të marrë mbi 100 mijë vota. 

"Përkundrejt  të gjitha përpjekjeve të dëshpëruara për të manipuluar procesin e votimit, ju bej me dije se vetëm në qytetin e Tiranës në 11 njësitë administrative të saj numri i votuesve që kanë votuar pro LSI kaloi mbi 100 mijë vota. Ndërkohë që në qarkun e Tiranës në 7 njësitë administrative LSI është forcë e parë. Rilindja shkon opozitë. Qytetarë kanë votuar kundër bandave, kundër kanabisit dhe poshtërsish në pushtet", tha Rama nga selia e LSI-se.