Blushi: U votua për një 'Exit Rama', ja sa vota minus ka Rilindja

Aktuale June 25, 2017 - 22:12

Ben Blushi është i bindur se nuk ka asnjë exit poll të saktë deri më tani, pasi sipas kreut të LIBRA-s, në të vërtetë ajo se çfarë ka ndodhur është një EXIT Rama.

Ben Blushi ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social se qytetarët nuk duhet të besojnë asgjë që nuk ka dalë nga kutitë e votimit. Kreu i LIBRA-s shkruan se mungojnë 200 mijë vota për qeverinë dhe se kemi të bëjmë me një “Exit Rama”.

JO EXIT POLL POR EXIT RAMA

Mos besoni asgjë që nuk ka dalë nga kutitë.

Mungojnë 200 mijë vota për Qeverinë.

Nuk ka Exit Poll por ka Exit Rama.

Image