Shënohet incidenti i parë gjatë transportimit të kutive me vota! (FOTO+VIDEO)

Aktuale June 25, 2017 - 22:27

Shënohet incidenti i parë gjatë transportimit të materialeve zgjedhore për në qendrat e numërimit të votave.

Përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për integrim, kanë bllokuar automjetin që transportonte kutitë me votat e qendrës numër 4409 në fshatin Bishan, pasi makina ka devijuar itinerarin duke u shpëtuar nga automjetet e shoqërimit të komisioneretë të LSI-së.

Makina me kutitë e votimit është bllokuar në zonën e spitalit rajonal në Vlorë, dhe përfasqësuesit e LSI-së kanë kërkuar ardhjen e policisë për të verifikuar situatën.

Image
Makina qe transportonte kutite e votimit

Kryesuesi i listës së LSI-së për qarkun e  Vlorës Shezai Rrokaj, shoqëruar nga kreu i LSI-së për qytetin bregdetar, Vasil Bedinaj, dhe kandidati Mojsi Meminaj, i kanë kërkuar komisonerëve të mos lëvizin automjetin deri në mbërritjen e policisë. 

Por edhe në prani të uniformave blu, mes dy forcave kundërshtare ka pasur përplasje fizike, pasi përfaqësuesit e PS-së, me në krye prefekten e Vlorës, Etjona Hoxha, kanë këmbëngulur të lëvizin automjetin. Nëse keni ankesa - ju drejtua Hoxha përfaqësuesve të LSI-së- mund t’i bëni pranë KZAZ-së.

Rrokaj ka kërkuar edhe prezencën e prokurorisë për të marr masat e procedurës penale sipas ligjit në rast të konstatimit të shkeljeve ligjore.  /Express/