Më pak se gjysma e votuesve shqiptarë morën pjesë në zgjedhje (VIDEO)

Aktuale June 25, 2017 - 23:10

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet për legjislaturën e 9 të parlamentit shqiptar ka qenë në nivelin e 45 për qind të votuesve. Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka sqaruar se jo të gjitha qendrat e votimit kanë dhënë të dhënat e plota.

Drilona Hoxhaj: Rezulton se kanë marrë pjesë në votime 45.7% . Pjesëmarrja e femrave rezulton nga këto të dhëna të jetë 46.96%.

Por në votimet e vitit 2013 kanë marrë pjesë 52.43 %, pra rreth 8 % më shumë nga votimet e zhvilluara në 25 qershor.

Por po ashtu dhe Komisionet e Votimit kanë qenë më të sakta në raportim duke përditësuar të dhënat thuajse të gjitha qendrat e votimit. teksa pritet që vetëm në përfundim të procesit të numërimit të votave të kmi të dhënat e plota mbi pjesëmarrjen në zgjedhje.

në listën e votuesve ishin 3.450.000 (tre milionë e katërqind e pesëdhjetëmijë) shqiptarë të cilët hodhën votën në 5362 qendra të votimi. /Ora News/