Nis procesi i numërimit në Shqipëri...ja ku janë hapur tre kutitë e para të votimit

Aktuale June 25, 2017 - 23:34

Procesi i numërimit të votave tashmë ka nisur dhe e para që ka hapur kutitë është një fshat në qarkun e Korçës.

Bëhet fjalë për zonën administrative të Pustecit, ku tashmë janë hapur 3 kuti votimi. Më konkretisht janë hapur kutitë me numër 3759, 3760, 3761. 

Pusteci është relativisht një zonë e vogël me rreth 8 kuti votimi për t'u numëruar. 

Nga ana tjetër policia ka njoftuar zyrtarisht se ka përfunduar dorëzimi i të gjitha kutive në 4 qarqe të vendit, konkretisht në Dibër, Kukës, Berat dhe Durrës.

Deri më tani nuk janë regjistruar incidente gjatë transportimit të kutive të votimit në vendet e sipërpërmendura.

I vetmi incident ka qenë ai në Vlorë, ku gjatë transportimit të kutive të votimit ka patur përplasje fizike.

Ndërsa në lidhje me qarkun e Tiranës ende nuk ka të dhëna. Pritet që numërimi i kutive të nisë në mesnatë./Gazeta Express