Kandiq flet për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Vuçiq

Aktuale June 27, 2017 - 22:01

Provokimet e vazhdueshme serbe karshi Kosovës duket se kanë një adresë. Dhe, ky është pikërisht presidenti i zgjedhur Aleksandër Vuçiq.

E gjithë kjo, sipas Natasha Kandiq, aktiviste për të drejtat e njeriut, bëhet për poena politikë.

Sipas saj, treni është shembulli më i mirë që e pasqyron këtë.

“Epo ata thonë mirë Vuçiqi e ndaloi trenin e luftën por ajo çfarë është krejtësisht e qartë ishte se ai tren kurrsesi s’do të nisej i atillë me ato porosi, po të mos ishte menduar si një ngjarje që mund të sjellë poenë. Por si të shpjegohet kjo që shkaktoi shumë dëm. I pamë reagimet e serbëve në Kosovë që u ngrinë që dikush mund ta bënte këtë, por Evropa ishte aq u lumtur që Vuçiqi e ndali trenin”, ka thënë ajo në 'Rubikon' të KTV-së.

“E më pas e rregullon dhe merr poenë për vete”.

Mirëpo, tashmë është momenti që Vuciq të dëshmojë se çfarë në të vërtet po ndodh karshi çështjes së Kosovës, nëse “dialogu në Bruksel s’është menduar me atë rezultat përfundimtar të njohjes së Kosovës, por është ideuar normalizimi fillimisht që nënkupton raporte të mira ndër-fqinjësore”.

“Ka aq shumë zëra që e thonë të kundërtën e kësaj e në fund shtrohet pyetja se cila është e vërteta, çfarë është menduar, mos është kjo lojë me kufizime, që shkon deri në një moment të caktuar e pas kësaj s’ka më asgjë por kthehemi në të vjetrën dhe gjithçka çfarë ndodhi më nuk vlen. Prapë me këtë marrëveshjen për telekomunikim është një hap, edhe pse nuk dimë se çfarë nënkupton kjo”, ka thënë Kandiq.