AAK i kundërpërgjigjet Zafir Berishës, pas deklaratës që s’do ta votoj Haradinajn!

Aktuale June 27, 2017 - 22:17

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka refuzuar të flas  rreth deklaratës  së fundit të kandidatit për deputet nga Nisma, Zafir Berishës, i cili sot tha se nuk do ta votojë Qeverinë e koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN),  me kryeministër Ramush Haradinaj, nëse në të përfshihet edhe Lista Serbe.

Nitaj në një deklaratë të shkurtër për Gazeta Blic, ka thënë që nuk dëshiron të flas rreth kësaj çështjeje.

 “Nuk dua që t`i komentoj fare deklaratat e Zafir Berishës” tha Nitaj për Gazeta Blic.

Në profilin e tij në Facebook Zafir Berisha ka shkruar se “koalicioni i ardhshëm, duhet t’i ketë 61 vota, pa Listën Serbe të Vuqiçit”.

“Ndryshe nuk do ta ketë votën time”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Zafir Berisha ka garuar për deputet si pjesë e koalicionit PAN i cili ka dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, por që nuk i ka votat e mjaftueshme për ta bërë Ekzekutivin e ri të vendit. Berisha pritet të jetë pjesë e Legjislativit të ri të Kosovës.