Rexhep Hoti: Haradinaj do ta krijojë Qeverinë në kohë rekorde, ne i kemi numrat

Aktuale June 27, 2017 - 23:56

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, ka thënë se Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, do ta krijojnë Qeverinë në kohë rekorde.

“Haradinaj është i nominuari për kryeministër, ai e ka të drejtën ekskluzive për të biseduar me partnerët”.

“Ai gjithmonë e ka në krah Veselin, por si i nominuar e ka ekskluzivitetin për të biseduar me partnerët tjerë”.

“Haradinaj është në bisedime të tilla. Ai do t’i bëj të ditura vetë këto bisedime. Ka shumë subjekte politike në Kosovë”.

Kështu ka thënë Hoti në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova.

“Oferta e Haradinajt do të ketë përgjigje pozitive nga shumë grupe”.

“I kemi votat e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë”.

Hoti tutje ka thënë se të dytit nuk do t’i vijë radha për formimin e Qeverisë, sepse sipas tij këtë shumë shpejtë do ta bëj Haradinaj.