Tomë Gashi e quan raciste Gjykatën Speciale (VIDEO)

Aktuale June 28, 2017 - 23:28

Avokati Tomë Gashi deklaroi se pas një jave Gjykata Speciale do t’i fillojë akuzat e para ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ai në emisionin “Kontakt”, u shpreh se infrastruktura ligjore tanimë është e gatshme për të bërë akuzat e para. Gashi shtoi se hetimet për këto akuza janë zhvilluar që gjashtë (6) vite me radhë, dhe tanimë ata janë të përgaditur për ta filluar punën, duke thënë se askush nuk është i përjashtuar nga kjo “lojë”, dhe të akuzuar mund të jenë të gjithë pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Gashi shtoi se do të ketë dëshpërime të mëdha nga kjo Gjykatë, duke i kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, që kanë votuar pro kësaj gjykate, duke thënë se nuk ka rast tjetër në botë që deputetët e atij vendi votojnë për një gjë që është kundër shtetit të tij dhe interesave të qytetarëve të po atij shteti
Ai shprehi kritikat e tij për këtë Gjykatë, duke e quajtur të padrejtë ndaj shqiptarëve, dhe sipas tij kjo Gjykatë është raciste, pasi që merret vetëm me shqiptarët.

Gashi foli edhe për mundësinë që kjo Gjykatë mund ta ketë në formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës./ Gazeta Tribuna/

Se a do të mund të ketë ndikim kjo Gjykatë në formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës, dhe kush do të mund të eliminohet nga skena politike, mund ta ndiqni intervistën e plotë: