I nxehti afrikan 'djeg' Kosovën (VIDEO)
Aktuale
July 01, 2017 - 20:17
Pak njerëz u panë shesheve të kryeqytetit mesditën e kësaj të shtune.
Kjo pasi këtë ditë temperaturat arritën maksimumin deri tani në këtë vit, njofton Klan Kosova.
Afrika sipas Institutit Meteorologjik është vendi nga erdhi i gjithë ky i nxehtë.
Edhe pse u kërkua të evitohen daljet në qytet për shkak të temperaturave pati nga ata që një kërkesë të tillë nuk e përfillen.
Për këta qytetarë komuna vendosi dy cisterna me ujë në qendrën e Prishtinës.