Haradinaj: Ju siguroj se angazhimi im, nuk do të jetë në kundërshtim me interesin qytetar e shtetëror të Kosovës!

Aktuale July 01, 2017 - 21:42

Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë votuar në zgjedhjet e 11 qershorit. Ai ka shkruar se besimi i qytetarëve, pa të cilin sipas tij nuk do të bënte asnjë hap.

Ky është postimi i tij i plotë:

Te nderuar qytetarë të Kosovës, të nderuar votuesit e mi!

Mbështetja dhe vota që ma keni dhënë në zgjedhjet e 11 Qershorit, është besimi i Juaj i madh, pa të cilin unë nuk mund ta bëja as edhe një hap!

Nga zemra Ju faleminderit!

Megjithëse këto zgjedhje u mbajtën në rrethana të jashtëzakonshme dhe në kohën e vendimeve, që nuk jam shumë i sigurt që u kuptuan menjëherë e nga të gjithë, dyfishimi i votës suaj për mua, është nder por edhe përgjegjësi.

Ju siguroj se angazhimi im, kurrë dhe asnjëherë, nuk do të jetë në kundërshtim me interesin qytetar e shtetëror të Kosovës!

Do ta bëjë të pamundurën që besimin tuaj ta kthej në fuqi e percaktim per zhvillimin dhe përparimin e Kosovës sonë të përbashkët!

Na priftë e mbara!

RH