Vuçiq kritikuesve: Pse nuk reaguat në vitin 2008 kur u shpall pavarësia e paligjshme e Kosovës

Aktuale July 02, 2017 - 21:03

Dialogu me Prishtinën në nivel presidencial dhe nisja e bisedimeve në ndryshimin e Kushtetutës janë qëllimet kryesore strategjike të Serbisë dhe Qeverisë së saj e cila nuk është as pro-amerikane, as pro-ruse por serbe.

Kështu ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për Sputnik.

Sipas tij, nuk do të ketë tema të përcaktuara saktësisht pasi do të flasin rreth asaj se si e shohin Kosovën për tërë vitet e ardhshme e jo vetëm për një periudhë të caktuar, transmeton lajmi.net.

“Është e rëndësishme që të vazhdohet dialogu në mënyrë që të ulen tensionet. Veriu i Kosovës nuk mund të rrezikohet por biseda është e nevojshme kryesisht për shkak të popullit tonë në Kosovën qendrore dhe sigurisë së tyre. Ata janë të anashkaluar pasi ne nuk e kemi as ushtrinë e as policinë në mbrojtje të tyre”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka theksuar se Serbia nuk do ta njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe por nuk ka mohuar se në këtë formë nuk do të diskutohet ndonjëherë.

“Unë mendoj se dialogu duhet të bëhet në nivel presidencial pasi nëse Ramush Haradinaj zgjedhjet kryeministër askush nuk do të dëshirojë të ulet në tryezë me dikë që ka urdhër-arrest për krimet më të rënda të mundshme”.

Presidenti serb ka thënë se nuk sheh ndonjë dallim të madh mes Albin Kurtit dhe Ramush Haradinaj përpos se ky i fundit ka luftuar kundër serbëve dhe ata nuk e duan prandaj procesi mund të komplikohet më shumë.

I pyetur për njohjen e pavarësisë së Kosovës kur ai thotë se serbët dikur duhet ta pranojnë ‘realitetin në Kosovë se kjo e fundit nuk është Serbi’ ai ka reaguar ndaj kritikuesve të tij duke pyetur pse nuk kanë vepruar në 2008 kur është shpallë pavarësia e Kosovës.

“Unë kam dhënë betimin si president duke mbajtur dorën e djathtë mbi Kushtetutën e Serbisë. Por kjo nuk do të thotë se unë nuk jam i gatshëm të dëgjojë se çfarë po ndodh realisht në Kosovë. I pyes të gjithë heronjtë politikë që më kritikojnë mua – pse nuk ndërhytë në vitin 2008 kur Kosova në mënyrë të paligjshme shpalli pavarësinë e saj. Pse nuk e zgjodhën problemin në mënyrën e vet kur janë aq të guximshëm? Pse tani po e kërkojnë”, ka thënë Vuçiq.

Tutje, Vuçiq ka diskutuar për të ardhmen e Serbisë si dhe për bashkëpunimin e saj me vendet perëndimore dhe ato nga lindja.