Wolfgand Petritsch: Dialogu Prishtinë-Beograd të vazhdojë menjëherë

Aktuale July 02, 2017 - 22:12

Ish i dërguari special i Bashkimit Evropian në Kosovë në vitet 1998-1999, Wolfgand Petritsch ka folur për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një intervistë për Blicin serb, ka bërë thirrje që dialogu ndërmjet dy vendeve duhet të vazhdojë menjëherë, transmeton lajmi.net

“Ajo që ne duhet të insistojmë është dialogu. Kjo është gjëja e parë, Beogradi dhe Prishtina duhet të vazhdojnë bisedimet menjëherë. E dyta është që të këmbëngulet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Të gjitha këto vijnë vetëm si rezultat i dialogut dhe kompromisit”, tha diplomati austriak.

“Brukseli nuk duhet të jetë i padurueshëm. Është e rëndësishme që marrëveshjet e dakorduara në Bruksel të realizohen, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit. Kjo është tejet e rëndësishme, që qytetarët të ndihen të sigurt”, tha Petritsch.

Diplomati austriak gjithashtu foli edhe për zgjedhjen e kryeministres së re të Serbisë, për të cilën potencoi se është një hap përpara në demokraci.

Ai në fund ka shtuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.