Limaj: Qeveria Haradinaj do të votohet në raundin e parë

Aktuale July 05, 2017 - 21:24

Krijimi i një shumicë për bashkëqeverisje është ftesë e hapur për të gjitha partitë, rrjedhimisht edhe për koalicionet politike.

Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj në Rubikon të KTV-së theksoi se qeveria Haradinaj është një e vërtetë, për çka beson se nuk do të ketë votim për herë të dytë sepse qeveria do të votohet që në raundin e parë.

Limaj duke e komentuar orientimin e subjektit të tij dhe AAK-së kah PDK si parti që ishte në pushtet, ai thotë se të njëjtën gjë po e bën edhe Lëvizja Vetëvendosje me LDK-në.

Për këtë Limaj tha se janë këndvështrime të ndryshe se cila është “e keqja më mirë” apo kush për ka më shumë simpati.

“Nuk shoh opsion të zgjedhje, vendi ka nevojë për qeveri. Kjo i bie që shumë shpejt, më shpejt se që të gjithë presim do ta kemi një qeveri dhe ajo qeveri do ti kryej punët që i ka para vete”, ka thënë ai.