Doktori shqiptar në krye të Klinikës së Oftalmologjisë në Shkup

Aktuale July 05, 2017 - 23:27

Oftalmologu i njohur shqiptar Dr. Bekim Tateshi është vënë në krye të Klinikës së Oftalmologjisë në Shkup.

Doktori oftalmolog Bekim Tateshi, i njohur për mjekimet edhe të shumë fëmijëve që kishin probleme me retinën ka thënë se emërimi i tij në postin e Drejtorit te Klinikës Universitare për Oftalmologji është privilegj dhe një sfidë e radhës që kërkon përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, raporton rtklive.com.

“Është moment kyç për reforma dhe për pozicionim në çatinë e oftalmologjisë evropiane, ku dhe e kemi vendin. Ju ftoj për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave”, ka thënë Tateshi me rastin e emërimit të tij në krye të Klinikës së Syve në Shkup.

Ndryshe, Bekim Tateshi, ka kontribuar shumë edhe për sensibilizimin e problematikës së verbimit të shumë fëmijëve kosovarë, si rezultat i mosrespektimit të protokolleve mjekësore.