Deda i fton AAK-në dhe Nismën t’i bashkohen LAA-së dhe VV-së (Video)

Aktuale July 05, 2017 - 23:30

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se PAN-i nuk i kanë votat por po hapin mjegull duke thënë se i kanë.

Duke diskutuar për mundësin e zgjidhjes së krizës që mund ta kaploj vendin, Deda në emisionin ‘Rrokum Roll’ ka bërë një thirrje për AAK-në dhe Nismën.

“Ju bëjë thirrje AAK-së dhe Nismës që të bashkohen me LAA dhe VV e ta bëjmë qeverinë, ta dërgojmë PDK-në në shtëpi”, ka thënë ai.

Po ashtu, Deda ka komentuar edhe fillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në nivel presidentësh.