Kurti: Jemi të interesuar që merremi vesh me LDK-në
Aktuale
July 06, 2017 - 21:59
Albin Kurti edhe njëherë në emisionin “Zona B” në Klan Kosova, e ka konfirmuar se janë të interesuar që të merren vesh me LDK-në. Sipas Kurtit, në takimin e dytë që do ta kenë me LDK-në, ka thënë se janë të interesuar që të merren vesh për t’u marr vesh.
“Të mirremi vesh për tu marrur vesh. Jemi të interesuar për marrëveshje qeverisëse. Normalisht, ka edhe mundësi të tjera, zgjedhja të reja. “Vetëvendosje” nuk do të dilte keq nga ato zgjedhje. Ne jemi të interesuar për marrëveshje, ta bëjmë qeverinë pasi që nuk kemi kohë për të hum bur”, ka thënë Kurti./Zeri/