A do të votoj qeverinë Haradinajn ndonjë deputet i LAA-së, përgjigjet Mustafa
Aktuale
July 07, 2017 - 20:26
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa thotë se do të pranojnë çdo qeveri e cila do të formohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës.
Por ai shprehet i bindur se asnjë deputetë i LAA-së nuk do të votojë qeverinë me kryeministër Ramush Haradinajn.
“Unë nuk e kam asnjë informatë që ndonjë deputetë i LDK-së ose i koalicionit tonë AKR-Alternativa voton për PAN-in. Sepse ne jemi përcaktuar dhe kemi një zotim të përbashkët që ne nuk do ta votojmë atë qeveri. Se s’kemi marrëveshje për votimin e asaj qeverie dhe nuk shohim arsye që të bëhet votimi. Por nëse ata i kanë votat mund ta formojnë qeverinë dhe ne do ta pranojmë çdo qeveri e cila bëhet në mënyrë demokratike dhe me procedura kushtetuese”, tha Mustafa për televizionin publik.