Kërcënohet Milaim Zeka (Foto)
Aktuale
July 08, 2017 - 20:54
Në Kosovë shprehja e lirë e mendimit ka raste kur dikujt i pengon dhe si pasojë personi që e thotë lirshëm mendimin e tij, mund edhe të kërcënohet me jetë nëse dikujt ai mendim nuk i pëlqen.
Një rast i tillë ndodhi edhe me Milaim Zekën, të cilin e kërcënoi Denis Krasniqi me fjalë të rënda përmes rrjetit social Facebook. Zeka njihet për kritikat e tij publike lidhur me padrejtësitë që ndodhin në vend dhe si duket një gjë e tillë Denis Krasniqit nuk i ka pëlqyer, raporton Parrotlla.net.
Falë punës dhe angazhimit të Policisë së Kosovës Denisi është arrestuar. Ҫfarëdo që të jetë qëndrimi publik, kërcënimi ndaj dikujt konsiderohet vepër penale dhe si i tillë dënohet me ligj.