Intervistë ekskluzive me Soren Jessen-Petersen
Nesër në gazetën “Zëri” mund të lexoni një intervistë ekskluzive me ish-kryeadministratorin e OKB-së në Kosovë, Soren Jessen-Petersen.
Në këtë intervistë të gjatë danezi ka folur për kandidatin e PAN-it për kryeministër Ramush Haradinajn, i cili ishte kryeministër pikërisht në kohën kur Petersen ishte me mision në Kosovë.
- Çfarë thotë ai për lëvizjen “Vetëvendosje” dhe pse populli i Kosovës e votoi kaq shumë?
- A është e gatshme “Vetëvendosja” për të qeverisur me Kosovën sipas tij?
- Çfarë qeverie duhet të krijojë Kosova tani dhe a ka rrezik nga Lista Serbe?
- Për çfarë arsye ka mbetur shumë i zhgënjyer dhe çfarë e ka bërë shumë të lumtur rreth lajmeve për Kosovën?
- Si do të ndikojë fillimi i punës së Gjykatës Speciale në situatën politike dhe shoqërore në Kosovë?
- A duhet të ratifikohet Demarkacioni me Malin e Zi sipas tij?
- Kush e ka dhënë zgjidhjen më të mirë sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe?
- A po tregohet BE-ja e padrejtë me Kosovën sa i përket liberalizimi të vizave?
- A do të detyrohet Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës para anëtarësimit në BE?
Këto dhe shumë pyetje të tjera mund t’i lexoni nesër në gazetën “Zëri”.