Ja për çfarë duhet të angazhohet koalicioni PAN
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, është i bindur se PDK me partnerët e saj do ta formojnë qeverinë e re të vendit.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Remi ka thënë se "PDK bashkë me Koalicion kanë përgjegjësitë për të ndërtuar shtetin ligjor".
Ndryshe, sipas tij, ata mbeten "përgjegjësit e kohës".
Shkrimi i plotë i Remit:
KOALICIONI për REND DHE LIGJ
Aftësitë e larta profesionale dhe kultura e larte e punës janë disa nga modelet europiane të udhëheqjes në një shtet demokratik, ku karshi tyre duhet të funksionojë ligji dhe rendi…
PDK bashkë me Koalicion kanë përgjegjësitë për të ndërtuar shtetin ligjor.
Ndryshe mbesim pergjegjësit e kohës.
Askush sdo të mbetet peng i së kaluarës…
BASHKË NE MUNDEMI!