Shembën urat në autostradën Kaçanik-Hani i Elezit (Foto)
Aktuale
July 14, 2017 - 21:01
Punimet në që po bëhen nga kompania “Bechtel & Enka” në autostradën Kaçanik-Hani i Elezit nuk janë duke ecur mirë.
Këmbët e disa urave veç kanë filluar të shembën.
Një lexues i “Zeri.info”, i ka duruar këto fotografi nga vendi i ngjarjes.
Sipas këtij lexuesi, punimet ende nuk kanë përfunduar, por këmbët e urave në autostradën Kaçanik-Hani i Elezit kanë filluar të rrëzohen.
“Shikoni se si punohet Autostrada në Kosovë nga Kompania “Bechtel & Enka''. Ende pa përfunduar ura, këmbët e urës janë duke u rrëzuar... Kush do të jep përgjegjësi nëse ndodhë ndo një fatkeqësi ???”, ka shkruar ky lexues.

