Shëndetësia para kolapsit (VIDEO)

Aktuale July 15, 2017 - 20:08

Vakumi institucional po e shpie sistemin shëndetësor para kolapsit, thonë mantelbardhët. Ata bëjnë apel për krijim të shpejtë të institucioneve, për të siguruar buxhet adekuat për këtë sektor, i cili sipas tyre rrezikon të mbyllet. Shëndetësia që nga paslufta ka qenë sektori më i kritikuar në vend.  

Sistemi shëndetësorë para kolapsit, këtë e paralajmërojnë punëtorët shëndetësorë por edhe vet menaxhmenti i SHSKUK-së. 

Buxheti i mangët përplasjet në mes të Ministrisë së shëndetësisë dhe menaxhmentit të SHSKUK-së po e  shtyejnë shëndetësin në kolapës thonë përfaqësues sindikal.

Vakumi institucional ndoshta po i konvenon partive politike, por ato duhet të dinë se shëndetësia po vdes, thotë kryetari i Federatës sindikale të shëndetësisë Blerim Syla, i cili apelon tek politika që sa më parë të formojën Qeverinë, përndryshe mund të vije deri në mbyllje të të gjitha institucioneve shëndetësore në vend

Edhe Drejtori i përgjithëshëm i SSHKUK-së, Cur Gjocaj tregon se janë në gjendje shumë të vështirë.

Për shkak të vakumit institucional ka munngesë të furnizimit me barna e  pacientët po i sulmojnë punëtorët shëndetësorë e jo politikën e cila është përgjegjëse për këtë gjendje  thonë sindikalistët.

Buxheti i vogël për shëndetësi dhe vakumi institucional po shtyen pacientët kosovarë që mjekimin ta kërkojën jashtë shtetit. RTK