Pritjet në Merdare janë zvogëluar (Video)

Aktuale July 15, 2017 - 22:19

Thirrjet e policisë që të shmanget kjo pikë për shkak të punimeve kanë pasur sukses.

Apeli i Policisë së Kosovës që bashkatdhetarët të shmangin vendkalimin kufitar Kosovë- Serbi, në Merdare, duket se ka dhënë rezultate. 

Sot në këtë vendkalim pritjet për hyrje në territorin e Kosovës kanë qenë deri 30 minuta.

Shumë bashkatdhetarë në këtë vendkalim thanë se ata ishin përgatitur të presin në këtë vendkalim deri në dy orë.

Fehat Gashi –komandant i Policisë Kufitare ne Merdare Policia e Kosovës edhe sot u ka bërë apel bashkatdhetarëve që të shfrytëzojnë vendkalimet e tjera te Kosovës me Serbinë, pasi në Merdare është duke u bërë zgjerimi i pikëkalimeve.

Po ashtu edhe në rrugën Podujevë-Prishtinë, janë duke u zhvilluar punimet e zgjerimit të rrugës ku shpesh krijohen kolona të gjata.