Mediat serbe: Vuçiq në luftë me Rusinë

Aktuale July 16, 2017 - 23:19

E përditshmja serbe Informer në numrin më të ri të gazetës së saj ka një artikull kushtuar vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuciq në SHBA.

Artikulli me titullin “Vuciq në luftë me Rusinë”, është lajmi kryesor i kësaj gazete të cilët gjithashtu shkruajnë rreth takimin të liderit serb në Uashington me nënpresidenti amerikan, transmeton Indeksonline.

Në këtë artikull duke iu referuar mediave amerikane, Vuciq në këtë takim ka mbështetur politikën e BE-së  dhe të Nato-së në Rusi.

E gjitha kjo vije pas deklaratave të zyrtarëve serbë se Serbia duhet të vazhdojë rrugën e vetme, dhe të mos ndikohet nga asnjë fuqi botërore.

Image