LDK behët gati për zgjedhje

Aktuale July 25, 2017 - 20:23

 Rezultatet e zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit si dhe organizimi për zgjedhjet lokale të 22 tetorit kanë qenë temë e debatit e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i cili është takuar të martën ne orët e mbrëmjes.

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka thënë për gazetën “Zëri” se gjatë takimit është bërë një vlerësim për zgjedhjet nacionale të cilat janë mbajtur me 11 qershor.

“Po ashtu gjatë takimit janë bërë para përgatitjes finale për kandidaturat për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale” ka thënë Haziri.

Ai më tutje ka bërë ditur se këshilli do të miratoj dy dokumente analizën e zgjedhjeve  dhe platformën për kandidatet për kryetar të komunave.

Sipas tij, nga disa e nesërme LDK-ja do të filloj përgatitjes për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 22 tetor të këtij viti.

Gazeta ka pyetur Hazirin nëse gjatë takimit është diskutuar nesh LDK-ja do të qëndroj në sallë në seancën e 3 gushtit, por ai nuk është përgjigjur për këtë çështje.