Qytetarët protestojnë kundër Veliajt: Larg duart nga çmimi i ujit

Aktuale July 25, 2017 - 22:09

Grupi “Qytetarët për parkun” kanë reaguar në lidhje me vendimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për të rritur çmimin e ujit të pijshëm.

Ata kanë publikuar një fotografi në rrjetin social FB, ku bëjnë thirrje për protestë, shkruan gazeta Shekulli.

Slogani i fotos të protestës është: “Larg duart nga çmimi i ujit”. Protesta për këtë kauzë bëhet ditën e mërkurë duke nisur nga ora 18.00 deri në 20.00 përpara Bashkisë së Tiranës.