Mustafa: Nëse dështojnë ta formojnë Qeverinë, LDK do ta japë ofertën e vetë, por pa PDK-në

Aktuale July 25, 2017 - 22:33

Kryeministri në largim, Isa Mustafa e ka ripërsëritur në profilin e tij në Facebook se LDK nuk do ta votojë Kadri Veselin për kryetar Kuvendi.

Ai thotë se nuk do ta votojnë as deputetët e AKR-së dhe Alternativës.

Ai ka shkruar se si qëndrim e kanë atë se partitë e radhitura para LDK-së duhet ta foromojnë qeverinë, por nëse dështojnë,  ai thotë se LDK do ta japë ofertën e vetë, por pa PDK-në.

Ja postimi i plotë:

Është qëndrim i LDK-së të mos votohet Kadri Veseli për Kryetar të Kuvendit. Nuk do ta votojnë as deputetët e këtij koalicioni nga AKR dhe Alternativa.
Qëndrim unanim I Këshillit të Përgjithshëm sot ishte se përgjegjësinë për themelimin e instituiconeve e kanë subjektet e renditura para LDK-së. Ato që u organizuar bashkë për ta rrëzuar qeverinë e drejtuar nga LDK-ja. Në qoftë se ato dështojnë apo nuk mund të bëjnë këtë, atëherë LDK do të japë ofertën e vet, por gjithnjë pa PDK-në.