Gaxherri: LDK e vendosur, nuk e voton Kadri Veselin për kryetar

Aktuale July 26, 2017 - 18:39

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka potencuar se LDK nuk do ta votoj për kryetar të Kuvendit Kadri Veselin.

Në një përgjigje për Gazetën Monitor, Gaxherri ka thënë se LDK tashmë ka vendosur që të mos votohet Veseli për kryetar Kuvendi.

Sipas saj ky vendim është marrë nga organet e partisë e që është edhe kërkesë e elektoratit të kësaj partie.

“ LDK ka marr vendime nga Këshilli i Përgjithshëm që nuk e voton për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe nuk e voton Qeverinë ku pjesë e saj është PDK. Kështu kërkon elektorati i koalicionit LAA dhe kështu kanë vendos organet e partisë. Me arsyet të cilat LDK i ka bëre publike”, ka thënë Gaxherri.

Ndër të tjera zyrtarë të PDK-së sot kanë theksuar se Kadri Veseli i ka votat për tu rizgjedhur kryetar i Kuvendit edhe në legjislaturën e VI.

Në mes tjerash sot është ka filluar edhe regjistrimi i deputetëve të Kosovës.

Kujtojmë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet më 3 Gusht